Gratë indigjene në Groenlandë rikthejnë tatuazhet inuite të fytyrës
“Është si një rikthim në rrënjët tona,” thotë Andu Shiodt Pikilak e cila me tatuazhin e errët në formë ‘V-je’ në ballë, është një nga nxitëset e simboleve të kulturës vendase inuite.
Territori gjysmë-autonom ka qenë koloni e Danimarkës nga viti 1721 deri në 1953, para se të fitonte më shumë autonomi dekadat e fundit.
Tatuazhet inuite të fytyrës mbahen kryesisht nga gratë, teksa ishin zhdukur gjatë kohës së kolonizimit edhe pse Danimarka thotë se nuk i kishte ndaluar formalisht.
Pikilak ka pikturuar në ballin e saj një formë “V” si rosa që fluturojnë në formacion, teksa 61 vjeçarja psikologe thotë se ka shtuar të tjera simbole tradicionale në parakrahë e në gishta.
“Këto tatuazhe ishin zhdukur për disa gjenerata dhe janë rikthyer vetëm kohët e fundit”, thotë Pikilak për rrjetin AFP në Nuuk, qendra e Groenlandës arktike.
Ajo shton se miqtë e familjarët kanë mbështetur zgjedhjen e saj edhe pse ka pasur ‘disa mosaprovime’. Të dhënat më të vjetra për tatuazhet inuite në Groenlandë datojnë prej shekullit të 15-të, prej mumjeve të gjetura në qytetin Qilakitsoq.
Nga tetë trupa të gjetur në 1972 në kushte të shkëlqyera falë të ftohtit dhe klimës së thatë – pesë ishin gra me tatuazhe në fytyrë.
“Tatuazhet lidheshin me fisin dhe statusin në shoqëri, ose me profesionin dhe aftësitë e tua,” thotë Aviaaja Rosing Jakobsen, kuratore e muzeumit ku mbahen mumjet e gjetura, edhe ajo me tatuazhe tradicionale.
“Ne jemi rritur në epokën post-koloniale të Groenlandës, ku më parë narrativa zyrtare ishte se inuitët ishin popull ndryshe nga ne, ne na u desh shumë kohë të kuptonim që kjo nuk ishte e vërtetë”, kujton artistja vendase e tatuazheve Maya Sialuk Jacobsen, e cila është tashmë në të 50-at dhe me punën e saj duhet të ndajë kohën mes Nuuk dhe Danimarkës.
Interesi i saj në tatuazhet e ritualit nisi një dekadë më parë kur ishte e detyruar të qëndronte në shtrat për një operacion në shpatull.
Ajo zbuloi se simbole të tilla shtriheshin në të gjithë veriun e largët nga Siberia deri në Groenlande, por me disa ndryshime të shenjave në varësi të rrethinave, të mënyrave të gjuetisë apo besimeve vendase.
Sot inuitet e Groenlandës bëjnë tatuazhet e tyre tradicionale për arsye personale apo politike dhe jo për përkatësi të imunitetit siç ka qenë më parë, shton gruaja per rrjetin AFP.