Gjermani: Fëmija i zhdukur prej një jave gjendet i gjallë në kanalizime

Një djalë tetë vjeçar i zhdukur në Gjermani u gjet i gjallë të shtunën më 25 qershor 2022, pasi mbijetoi më shumë se një javë në një kanalizim pranë shtëpisë së tij në Oldenburg.
Fëmija, i quajtur Joe, u zhduk nga kopshti i familjes në Oldenburg më 17 qershor, duke shkaktuar një forcë të madhe policie.
Kërkimet më në fund përfunduan mëngjesin e së shtunës, kur një këmbësor dëgjoi një zhurmë që vinte nga një puset.
“Joe, 8 vjeç, është gjallë!” - u gëzua policia në Twitter. "Falë një raportimi nga një kalimtar, ne mundëm të gjenim Joe në një sistem kanalizimi ," - tha shefi i policisë Johann Kühme.
Pasi e nxorrën Joe nga kanalizimi, i cili ishte rreth 300 metra larg shtëpisë së tij - zjarrfikësit e dërguan atë në spital. Fëmija vuante nga hipotermia, por nuk kishte lëndime serioze.
Joe është në gjendje të mirë duke pasur parasysh rrethanat, tha babai i tij për mediat lokale.
“Gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe është transportuar menjëherë në spital ku është në duar të mira. Të gjithë mund të marrim frymë të lehtësuar”, tha shefi i policisë.

