Gjermania: Mbrojtja e sigurisë së Izraelit përparësi, përfshirja amerikane me rëndësi themelore

Gjermania: Mbrojtja e sigurisë së Izraelit përparësi,

Ne e shohim programin bërthamor iranian me shqetësim të madh dhe për Gjermaninë është me rëndësi themelore që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen, deklaroi sot në Gjenevë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në fund të samitit mes Iranit, Francës, BM-së dhe Gjermanisë

”Ne do t’i japim përparësi kësaj në të gjitha diskutimet e ardhshme. I gjithë rajoni është në një situatë jashtëzakonisht kritike dhe qëllimi ynë i përbashkët është të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përparojmë në negociata”, theksoi ai, duke treguar se përfshirja e SHBA-së në negociata ishte me rëndësi themelore.

Ndërkohë ”ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.

Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u takua sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit.

EMISIONET