Gjermania dhe Turqia bien dakord për të thelluar bashkëpunimin në menaxhimin e krizave

Gjermania dhe Turqia bien dakord për të thelluar bashkëpunimin

Gjermania dhe Turqia kanë rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit në trajtimin e krizave ndërkombëtare, veçanërisht në Gaza, Ukrainë dhe Siri, thanë sot diplomatët më të lartë të të dy vendeve pas bisedimeve në Ankara.

“Unë besoj se koordinimi i ngushtë midis Turqisë dhe Gjermanisë mund të japë një kontribut vendimtar për të ardhmen”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk, Hakan Fidan.

Wadephul iu referua planit të paqes në Gaza të mbështetur nga SHBA-ja. Ai vlerësoi angazhimin e Ankarasë në këtë iniciativë dhe ndikimin e saj mbi organizatën islamiste palestineze “Hamas”.

Fidan tha se Ankaraja ishte gati të bashkohej me misionet paqeruajtëse dhe të infrastrukturës të parashikuara në planin e Gazës, detajet e të cilave mbeten të paqarta.

Fidan shtoi se Hamasit, aktualisht i mungonin burimet për të kthyer eshtrat e pengjeve të zhdukur izraelitë.

Lidhur me përpjekjen e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Wadephul rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, me kusht që Ankaraja të avanconte me reformat, veçanërisht në fushen e të drejtave të njeriut.

“Ajo që ka rëndësi për mua është të shoh vullnet të vërtetë politik që Turqia të ecë seriozisht drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Fidan i bëri thirrje Gjermanisë të mbështeste progresin në kërkesat për modernizimin e bashkimit doganor Turqi-BE dhe liberalizimin e vizave.

EMISIONET