Gjermanët zgjedhin Irakun, Scholz: Në këmbim të gazit, investime në sektorin e energjisë

Përpara fillimit të luftës gjysma e importeve gjermane të gazit vareshin nga Rusia. Por tashmë që Gjermania ka zgjedhur ta zëvëndësojë atë përmes bashkëpunimit me Irakun. Ne kembim shton atje investimet në fushën e energjitikës.

Gjermanët zgjedhin Irakun, Scholz: Në këmbim të gazit,

Gazi rus do të zëvëndosohet nga Iraku. Kështu ka zgjedhur të veprojë Gjermania teksa lajmin e ka bërë të ditur kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz pas takimit me kryeministrin e Irakut, Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin.

"Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani," tha ai.

Ai bëri të ditur se importet e gazit mund të shpërndahen nga Gjermania edhe në vende të tjera europiane e se vendi i tij nuk do të jetë sërish i varur nga vetëm një furnizues gazi si dikur me Rusinë.

Nga ana tjetër Iraku shpreson që Gjermania të investojë në sektorin e energjisë.

“Ne kemi plane ambicioze për përdorimin e gazit, që shoqëron prodhimin e naftës dhe digjet gjatë këtij procesi, ndaj e kemi paraqitur këtë mundësi dhe kemi ftuar sipërmarrjet gjermane të investojnë në këtë sektor”.

Kjo për shkak se asnjë vend tjetër në botë nuk është kaq shumë i varur nga të ardhurat prej naftës sa Iraku.

Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Iraku është vendi i pestë në botë për prodhimin e naftës. Edhe gazi eksportohet përmes terminalit LNG të të Basra Gas Company të hapur në vitin 2022.



EMISIONET