Gjendet i pajetë shqiptari në Itali/ Policia: U vra me armë zjarri, arrestohet autori i dyshuar

Gjendet i pajetë shqiptari në Itali/ Policia: U vra me armë

Një 52 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Artan Kaja, është gjetur i pajetë në ambientet e një kompanie në Itali.

Në fillim u raportua për një ngjarje aksidentale në mbrëmjen e 7 Janarit, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për vrasje me armë zjarri. Sipas mediave italiane, policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë, e cila shkoi në kompani pasi nuk iu përgjigjej telefonatave. 52 vjeçari ishte pronar i një sipërmarrjeje Tony Service në Capannori, dhe merrej me trajtimin e mallrave.

EMISIONET