Drogë me avion nga Shqipëria

Dy persona të nisur nga Shqipëria kanë arritur të trafikojnë në Turqi përmes avionit, një sasi prej mbi 31 kilogramë kanabis. Lënda narkotike është zbuluar nga kontrollet me rreze x dhe qen antidrogë dy ditë më parë më 13 tetor. Autoritetet kanë nisur hetimet ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i personave të arrestuar.

Drogë me avion nga Shqipëria

Dy shqiptarë kanë arritur të trafikojnë me avion nga Shqipëria një sasi kanabisi e cila u zbulua dhe sekuestrua në një nga aeroportet e Stambollit.

Ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, kur sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve turke, në aeroportin Sabiha Gökçen në operacione të veçanta u sekuestruan sasi lëndësh narkotike.

Njëra prej ngarkesave, konkretisht ajo me 31 kilogram e 461 gramë kanabis, u gjet e fshehur në valixhe të cilat mbërritën me avion nga Shqipëria.

Sipas autoriteteve, pas mbërritjes së mjetit ajror nga Tirana, pasagjerët  iu nënshtruan një ekzaminimi të detajuar në analizën e rrezikut.

Më saktësisht bagazhet që u përkisnin dy personave janë skanuar me rreze X ku si rezultat I kontrollit u zbuluan pakot ku ishin fshehur 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe.

Vendi ku ishin futur qeset me kanabis, u identifikua më pas edhe nga qentë antidrogë që sinjalizuan praninë e lëndëve të paligjshme në shtresat e dyfishta të valixheve.

Mediat dhe autoritetet turke nuk kanë bërë të ditur identitetin e personave që kryen transportimin e drogës ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Në të njëjtën kohë në aeroportin Sabiha Gökçen, masat e shtuara kundër trafikimit të narkotikëve zbuluan edhe dy ngarkesa të tjera me drogë.

Drogë me avion nga Shqipëria

EMISIONET