Gjenden 3 milionë euro në bodrumin e një shtëpie

Gjenden 3 milionë euro në bodrumin e një shtëpie

Tre milionë euro janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në Itali.

Ata i përkasin një çifti të arrestuar.

Paratë e fshehura nga çifti nga Gussago, në provincën e Brescias, duket se nuk mbarojnë kurrë. Guardia di Finanza e Brescia-s dhe Karabinierët e komandës provinciale kanë sekuestruar shumën e parave prej 3 milion që u gjet në oborrin e banesës së tyre.

Edhe më parë çiftit u ishin gjetur para të fshehura. Në total shuma e gjetur deri më tani arrin në rreth 15 milionë euro.

Burrë e grua tani janë në burg të akuzuar si drejtues të një shoqate kriminale të aftë për të lëshuar fatura false për mbi 500 milionë euro dhe për të shmangur taksat për 93 milionë euro.

Operacioni i Guardia di Finanza ditët e fundit ka çuar në arrestimin e 22 personave.

Nga 15 milionë euro para të gjetura, më shumë se tetë million ishin groposur në kopshtin e çiftit Brescia.

EMISIONET