“Gjak dhe njerëz që shkelnin njëri-tjetrin”, dëshmitari tregon tmerrin që përjetoi në stacionin e metrosë: S’kam fjalë

Një dëshmitar okular, i cili ishte i pranishëm në momentin e të shtënave me armë zjarri në stacionin e metrosë në Bruklin, ka përshkruar tmerrin që përjetoi.
Sipas CNN ai është shprehur se ka parë shumë gjak, ndërkohë kishte breshëri të shtëna.
Ai u shpreh se është fshehur pas një karrigeje të trenit në momentin që ka dëgjuar të shtënat, që fillimisht mendoi se ishin fishekzjarre.
“Sinqerisht nuk kam fjalë për atë që kam përjetuar. Unë isha në pjesën e përparme të trenit dhe gjithçka ndodhi në pjesën e pasme të së njëjtit tren."
Shumë njerëz u gjetën të qëlluar pas mbërritjes së departamentit, ndërsa disa njerëz të tjerë u munduar që të largohen sa më parë nga vendngjarja.
"Kishte gjak në dysheme. Dhe në atë moment, nuk mendova se ishin të shtëna, sepse tingëllonte si fishekzjarre. Gjithçka që pashë ishte njerëz që shkelnin njëri-tjetrin.”
Ai deklaroi se rreth 40 deri në 50 njerëz ishin në makinën e metrosë me të. Ai regjistroi një video të shkurtër, por një burrë pranë tij e këshilloi të hiqte telefonin.



