“General Hospital” triumfon në Daytime Emmys; Sir David Attenborough thyen rekordin në moshën 99 vjeç

Aktori britanik i ”Days of Our Lives’’ Paul Telfer dhe amerikanja Nancy Lee Grahn e ‘’General Hospital’’, u shpallën fituesit e çmimeve kryesore të aktrimit në ceremoninë e ‘’Daytime Emmy Awards’’, shkruan AP.
Seriali i ABC-së, General Hospital, dominoi mbrëmjen me gjashtë fitore në kategoritë kryesore, përfshirë edhe atë për “Serialit më të mirë dramatik”.
Sir David Attenborough, në moshën 99-vjeçare, bëhet kështu fituesi më i moshuar në historinë e Daytime Emmys, duke thyer rekordin e Dick Van Dyke, i cili fitoi në vitin 2024.
Telfer, një 45-vjeçar me origjinë skoceze, luan rolin e Xander Kiriakis në “Days of Our Lives” të Peacock, një serial në të cilin ai luajti për herë të parë në vitin 2015.
“Nëna ime gjithmonë i ka dashur telenovelat dhe personazhet e këqija. Ajo ka më shumë se 20 vjet që nuk është më, kështu që të fitosh këtë çmim në një telenovelë duke luajtur personazhin e keq është vërtet interesante. Faleminderit, mami’’, theksoi ai.
Grahn fitoi çmimin e saj të tretë në karrierë në ndarjen e 52-të të çmimeve vjetore. Ajo përdor rregullisht platformën e saj për të folur për çështjet politike dhe mbante një çantë dore argjendi në të cilën kishte shkruar me dorë fjalët “Demokracia vdes në heshtje”.
Po ashtu Jonathan Jackson i “General Hospital” dhe Susan Walters, një kandidate për herë të parë për “The Young and the Restless”, fituan çmimin e ‘’Aktorit më të Mirë Mbështetës’’.
Jackson pranoi çmimin për interpretimin e Lucky Spencer, një rol që e luajti për herë të parë në vitin 1993 dhe që atëherë e ka luajtur me ndërprerje.

