Gazetari izraelit me pasaportë amerikane 'merr në qafë' sauditin që e ndihmoi të futej në Mekë

Gazetari izraelit me pasaportë amerikane 'merr në

Autoritetet saudite kanë arrestuar një shtetas saudit i cili ndihmoi një gazetar jomysliman të hynte në qytetin e shenjtë të Mekës gjatë Haxhit, tha një zëdhënës i policisë të premten.

Sipas zëdhënësit, gazetari Jill Tamari ka pasaportë amerikane.

Policia e ka referuar rastin e shtetasit saudit që lehtësoi hyrjen e gazetarit në qytetin e shenjtë të Mekës në prokurorinë publike, shtoi zëdhënësi.

Në fillim të kësaj jave, Jill Tamari, një reporter për lajmet e televizionit izraelit Channel 13, postoi një video të tij në një rrugë për në Mekë, pavarësisht rregullave që ndalojnë hyrjen për jomyslimanët të zbatuar nga një sistem postblloqesh.

Ai gjithashtu u ngjit në malin Arafat, një vend i shenjtë ku mblidhen myslimanët gjatë pelegrinazhit të Haxhit.

Raporti i tij u publikua pas kthimit të tij në Izrael.

Gazetari izraelit me pasaportë amerikane 'merr në

Në raport, Tamari tha se ishte ëndrra e tij të vizitonte Mekën dhe se personi që pranoi ta merrte nuk e dinte se ai ishte një gazetar izraelit.

Në një postim në Twitter të martën, Tamari ndërsa kërkonte falje tha se ekskursioni i tij nuk kishte për qëllim të ofendonte myslimanët, por "për të treguar rëndësinë e Mekës dhe bukurinë e fesë".

EMISIONET