GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 13:34

Më shumë se 100 kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) u plaçkitën këtë mëngjes në zonën Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.
Turma sulmoi rreth 110 kamionë të ngarkuar me miell që duhej të shpërndahej nesër, sipas Ynet.
Dje, një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se “Gaza është vendi më i uritur në botë”, ku 100 përqind e popullsisë është në rrezik të vdesë nga uria”.

