Gaza: Më shumë se 18,700 njerëz u vranë në sulmet izraelite

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 18,787 njerëz janë vrarë dhe 50,897 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Shifrat shënojnë një rritje prej afro 180 vdekjesh që nga përditësimi i mëparshëm dje pasdite, shkruan Sky News.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka paralajmëruar se Hamasi nuk do të mposhtet në Gaza së shpejti.
Yoav Gallant i tha këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i cili është për një vizitë në Lindjen e Mesme, se organizata militante ka ndërtuar “infrastrukturën e saj nën tokë dhe mbi tokë.
