Në garë me kohën për të gjetur nëndetësen që do vizitonte Titanikun

Në garë me kohën për të gjetur nëndetësen

Ekipet e shpëtimit garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen turistike që është zhdukur në rrugën e saj drejt Titanikut të fundoset në brigjet e Kanadasë, me një miliarder britanik në bord.

Mund të ketë mbetur vetëm 58 orë oksigjen urgjent në bordin e nëndetëses, e cila humbi komunikimin me operatorët turistikë ndërsa ishte rreth 700 kilometra në jug të St John’s, Newfoundland.

Biznesmeni Shahzada Dawood dhe djali i tij Sulaiman Dawood tashmë njihen si dy nga njerëzit e tjerë në bordin e anijes “të vogël”.

Sipas raporteve, piloti francez i zhytësve Paul-Henry Nargeolet dhe krijuesi i kompanisë  OceanGate Expeditions, Stockton Rush janë gjithashtu në anije.

Një deklaratë nga familja Dawood, theksoi se ‘’për momentin, kontakti me nëndetësen ka humbur dhe informacioni i disponueshëm është i kufizuar’’.

EMISIONET