Fundi i luftës 20-vjeçare/ Shikoni si festojnë talibanët largimin e SHBA-ve nga Afganistani

Pas 20 vitesh nuk ka më trupa amerikane në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan evakuimin e shumicës së shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që ishin në rrezik.
Militantët talibanë festuan largimin e trupave amerikanë nga Afganistani me paradë në pistë e Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit , kallash e fishekzjarrë.
The Taliban celebrate the defeat of a superpower with gunfire in Kabul. pic.twitter.com/L1g0LHynPz
— Matthieu Aikins (@mattaikins) August 30, 2021
Zëdhënësi i talibanëve, Zambiola Mujahid, u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë, duke thënë se disfata amerikane, ushtria e së cilës u largua nga Afganistani të martën mbrëma 30 gusht, pas 20 vitesh luftë, ishte një "mësim" për pushtuesit e tjerë dhe për të gjithë botën. "Ky është një mësim i madh për pushtuesit e tjerë për brezat tanë të ardhshëm. Është gjithashtu një mësim për botën ”, deklaroi ai në mënyrë karakteristike.
Dominimi i talibanëve i përket "të gjithë" afganëve, tha Zambiola Mujahid sot, ndërsa siguroi se lëvizja islamike dëshiron të mbajë "marrëdhënie të mira diplomatike" me Shtetet e Bashkuara.
Sipas Associated Press , kur trupat e fundit amerikanë u larguan nga Afganistani dje, luftëtarët talibanë "festuan" largimin e tyre duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
"Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët, " tha Mohammad Islam , një roje taliban në aeroport duke mbajtur një kallashnikov në krahë. "Ata janë zhdukur dhe tani vendi ynë është i lirë"
#Taliban fighters enter a hangar in #Kabul Airport and examine #chinook helicopters after #US leaves #Afghanistan. pic.twitter.com/flJx0cLf0p
— Nabih (@nabihbulos) August 30, 2021
"Është e qartë se çfarë duam: Ne duam Sheriatin (imponimin e ligjit islamik), paqe dhe stabilitet ," shtoi ai.
Mbi 122.000 persona janë evakuuar me avionë nga aeroporti i Kabulit në dy javët e fundit, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së.


