Fshihte lëndën e paligjshme në banjon e një lokali dhe më pas ua shpërndante klientëve, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai u kap teksa shiste drogë brenda një lokali.
Mësohet se shqiptari kalonte disa orë në ditë brenda lokalit duke përdorur banjën për të fshehur dozat e lëndës narkotike në pragun e jashtëm të dritares. Dozat më pas u jepeshin konsumatorëve brenda lokalit.
Efektivët e kapën në flagrancë teksa i jepte një dozë kokaine një klienti. Nga kontrolli i mëpasshëm u zbuluan edhe 19 doza të tjera. Drejtuesi i lokalit nuk ka marrë masat e nevojshme për ndalimin e veprimtarive kriminale në ambientet e tij dhe iu pezulluar licenca.

