Frikë nga Covid në Kinë/ Izolohen pa afat 13 milionë banorë në afërsi të Pekinit

Frikë nga Covid në Kinë/ Izolohen pa afat 13 milionë

Vetëm pak raste me koronavirus në Kinë kanë sjellë një karantinim masiv të qytetarëve në afërsi të Pekinit.

Autoritetet njoftojnë se kanë izoluar 13 milionë banorë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Një arsye tjetër pse autoritetet janë në gatishmëri numër një është se jemi vetëm pak javë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.  

Autoritetet kineze kanë miratuar masa të rrepta kontrolli të pandemisë për të pasur zero transmetime të reja. Këto politika shëndetësore kanë çuar në izolime të shpeshta dhe testime masive, ndërsa ka pasur ndërprerje masive udhëtimesh.

Kufizimet e vendosura në provincën Xi'an janë disa nga më të ashprat që nga 2020-ta, vit kur Kina ndërmori izolim total për më shumë se 11 milion njerëz në Wuhan, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të 2019-ës.

Qyteza raportoi të enjten 63 raste të reja, duke e çuar totalin në të paktën 211. Banorët duhet të marrin leje për të lëvizur jashtë kompleksit të banimit dhe një person nga çdo familje lejohet të dalë çdo dy ditë për të blerë gjërat e nevojshme për familjen. Urdhri qeveritar hyri në fuqi mesnatën e së mërkurës dhe nuk ka një afat se kur përfundon.

EMISIONET