“Freski, freski”, Brad Pitt guxon dhe shkon me fund ne tapetin e kuq të premierës së filmit të ri

Brad Pitt ndërroi pantallonat e tij me një fund në premierën në Berlin të filmit të tij të ri, Bullet Train.
Aktori 58 vjeçar fitues i disa çmimeve, kishte veshur një xhaketë prej liri ngjyrë kafe me një fund të deri tek gjuri.
Gjithashtu kishte vendosur syze dielli dhe kishte veshur çizme të errëta.
Pitt luan në film së bashku me Sandra Bullock, Joey King dhe Aaron Taylor-Johnson.
I pyetur se pse e kishte veshur këtë veshje në tapetin e kuq, legjenda e Hollivudit tha: “Freski, freski”.
Evropa ka përjetuar një valë të nxehti ditët e fundit, me Berlinin që ka arritur deri në 30 gradë Celsius.
Ai nuk është aktori i parë që ka zgjedhur veshjen e pazakontë për një event publicitar gjerman.
Ylli i Moon Knight Oscar Isaac ishte fotografuar më parë me funde në premierat e serialit Marvel, si në Berlin ashtu edhe në Londër.
Të famshëm, duke përfshirë Harry Styles dhe Jared Leto, janë njohur gjithashtu se kanë zgjedhur stile më të veçanta.


