Francë: Ministria e Brendshme: 45 mijë policë sërish në detyrë pas trazirave

Francë: Ministria e Brendshme: 45 mijë policë sërish në

Rreth 45 000 oficerë policie u vendosën gjatë natës, mes trazirave të vazhdueshme në disa qytete të Francës, pasi një oficer policie qëlloi dhe vrau një adoleshent këtë javë.

“Masat e sigurisë do të rriten kryesisht në Lion dhe Marsejë”, njoftoi ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin.

Trazirat janë shtrirë në qytetet kryesore, në të gjithë Francën pas vrasjes së një 17-vjeçari në një postbllok policie katër ditë më parë.

Ne disa qytete ka patur plaçkitje, dhunë dhe zjarrvënie, veçanërisht Marseja dhe Lioni ku situata është përshkallëzuar.//a.i/

EMISIONET