Franca nën 'cunamin e bardhë': Raporti alarmant për përhapjen e dro*ës dhe dhu*ës së lidhur

Franca nën 'cunamin e bardhë': Raporti alarmant për

Franca është kthyer në një vend ku nuk ekziston më asnjë “zonë e lirë nga droga”, sipas një raporti të publikuar nga zyra franceze kundër narkotikëve OFAST.

Vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 367 vrasje apo tentativa vrasjeje të lidhura me tregtinë e drogës në 173 qytete, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2025-ës janë sekuestruar 37.5 ton kokainë – një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti paralajmëron për një “cunam të bardhë”, me një rritje shpërthyese të disponueshmërisë së kokainës, e cila po shndërrohet në një “kundërkulturë” të rrezikshme të mbështetur nga dhuna, pandëshkueshmëria dhe ekonomia kriminale që përfshin deri në 200,000 persona.

Grupi famëkeq DZ Mafia nga Marseja dhe shembuj nga qytete si Bagnols-sur-Cèze tregojnë se trafikantët kanë filluar të ushtrojnë ndikim shoqëror e politik në komunitete, madje duke sfiduar institucionet shtetërore.

Autoritetet kanë identifikuar një strukturë piramidale të trafikut të drogës, me lidhje të drejtpërdrejta me kartelet e Amerikës së Jugut.

Përballë kësaj situate, Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka paralajmëruar masa të ashpra, duke premtuar burgosjen e 200 trafikantëve kryesorë deri në 15 tetor, në dy burgje me siguri të lartë.

EMISIONET