Franca miraton ligjin që u jep të drejtën çifteve lezbike dhe vajzave beqare të kryejnë fekondimin In-Vitro

Franca ka miratuar një ligj që u jep të drejtën çifteve homoseksuale, lezbike dhe vajzave beqare që duan të bëhen nëna, të kryejnë fekondiminIn-Vitro (IVF).
Votimi i Asamblesë Kombëtare vjen pas dy viteve debat dhe demonstrata nga grupe që kundërshtojnë këtë zgjerim të të drejtave riprodhuese.
Shumë gra franceze kanë shkuar në Belgjikë dhe Spanjë për trajtim të fertilitetit, i cili mund të jetë shumë i shtrenjtë.
Përveç Belgjikës dhe Spanjës, 10 vende të tjera lejojnë fekondimin In-Vitro: Danimarka, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Portugalia dhe Suedia. Jashtë BE-së, Islanda dhe Norvegjia kanë dispozita të ngjashme ligjore.
Një sondazh i fundit i Ifop zbuloi se 67% e të anketuarve francezë favorizojnë ligjin e ri.
Ligji u miratua me 326 vota pro dhe 115 kundër.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha se ai shpreson që fëmijët e parë do të ngjizen deri në fund të vitit 2021, megjithëse ndryshimet në ligj mund të vonohen nga një apel në Këshillin Kushtetues të Francës që përfshin politikanë të opozitës të djathtë, shkruan BBC.
Ligji do të sigurojë akses në procedura të ndryshme të pjellorisë, veçanërisht fekondimin in vitro (IVF) dhe shtatzëninë artificiale, për të gjitha gratë nën 43 vjeç, me kostot e mbuluara nga shërbimi shëndetësor francez.

