Franca i dërgon ankesë Komisionit Evropian për trendin ‘Skinnytok’, ‘promovon dobësi në rrjetet sociale’

Ministrja franceze e Politikës Dixhitale, Clara Chapaz, njoftoi sot se ka paraqitur një ankesë në Komisionin Evropian, si dhe në rregullatorin francez të medias, në lidhje me trendin ‘Skinnytok’, i cili sipas saj promovon dobësi ekstreme në platformën e rrjeteve sociale TikTok.
Ajo e quajti të papranueshme këtë treg pasi promovn dobësi në rrjetet sociale.
"Skinnytok, një trend që promovon hollësi ekstreme në mediat sociale, është e papranueshme," shkroi Chapaz në një mesazh të postuar në LinkedIn.
Chapaz shtoi se ky trend rrezikon edhe fëmijët të cilët përdorin TikTok.
“Unë e bëj mbrojtjen e të miturve online një nga prioritetet e veprimit tim”, shtoi ajo.

