Fotolajm/ Afganët e evakuuar në kërkim të një jetë të re jashtë vendit

Mijëra shtetas afganë janë evakuuar ditët e fundit, por fluksi i refugjatëve duket se nuk ka fund.
Më poshtë janë disa nga fotografitë më të fundit nga e gjithë bota.
Talibani mori kontrollin e Afganistanit 10 ditë më parë, dhe megjithëse nuk ka më konflikte të armatosura, OKB-ja raporton se pushteti i ri vijon të jetë i dhunshëm, të ekzekutojë njerëz pa i gjykuar, të kufizojë aksesin e gazetarëve dhe të dobësojë rolin e grave në shoqëri, duke mos i lënë të dalin nga shtëpia apo në punë.
Banka Botërore pezulloi të martën projektet zhvillimore në Afganistan prej shqetësimeve mbi drejtimin e vendit dhe të ardhmen e grave afgane.

