Fotoja që po bën xhiron e rrjetit/ Ja si tifozi mban 48 gota me birrë

Tifozi 23-vjeçar holandez, Christian Redgering, u bë viral kur të dielën e kaluar (17 tetor), gjatë ndeshjes së ekipit të tij të preferuar 'FC Twente', transportoi 48 gota me birrë nga bar-i i stadiumit te miqtë e tij në tribunë, pa derdhur asnjë pikë birrë.
Sipas tij, ky rast nuk është rekord për të,pasi ai më parë ka transportuar më shumë se 48 gota birrë.
Menjëherë pas publikimit të fotos në rrjetet sociale, shumë tifozë tjerë e kopjuan 23-vjeçarin.
Hold my beer ????
— STAND YOUR GROUND ???? (@Ultramaniatics_) October 19, 2021
FC Twente ???????? pic.twitter.com/Q9nUycLxtZ
Në të njëjtën ndeshje, pak më vonë, një tifoz tjetër u regjistrua nga kamerat "duke barazuar" rekordin e 48 gotave të Christian.



