FOTO/ Vrasja e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të njohur britanik, nisin homazhet për viktimat

Figura nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar i kanë shprehur ngushëllimet e tyre një komentatori sportiv të BBC-së, pasi gruaja dhe dy vajzat e tij u vranë nga një person.
Carol Hunt, 61 vjeç, gruaja e komentatorit të garave me kuaj të BBC, John Hunt, dhe vajzat e tyre, Hannah Hunt, 28 vjeçe, dhe Louise Hunt, 25 vjeçe, vdiqën nga plagët e marra në një sulm me hark në Bushey, në veriperëndim të Londrës këtë të martë.
26-vjeçari Kyle Clifford i dyshuar për vrasjet, u gjet nga policia britanike në Enfield, në veri të Londrës, një ditë pas ngjarjes në gjendje të rëndë shëndetësore.



