FOTO/ Princi William feston ditëlindjen, Kate dhe fëmijët i dedikojnë postimin e veçantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 11:06

Princi i Uellsit, William mbush sot 42 vjeç dhe fëmijët e tij, George, Charlotte dhe Louis, e kanë uruar atë me një postim të veçantë në Instagram. Të katërt janë fotografuar në një dunë rëre dhe në foton e postuar kërcejnë në ajër dhe shumë të lumtur dorë për dore.
Ky është një moment i rrallë ku William tregon spontanitetin e tij. Në mbishkrimin e postimit shkruhej: Gëzuar Ditëlindjen Papa, ne të gjithë të duam shumë! Cx
View this post on Instagram

