FOTO/ Pesë persona mbetën të plago*ur, dalin pamjet e para të dëmeve në Tel Aviv nga sulmet iraniane

TEHERAN- Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit në një operacion të quajtur "Premtimi i Vërtetë 3".
Ky kundërsulm me raketa vjen si përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme izraelite.
Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka kryer sulme kundër dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore.
Qiejt e Jerusalemit dhe Tel Avivit janë ndriçuar prej gati dy orësh, ndërsa sistemi mbrojtës i Izraelit "Kupola e Hekurt" u përpoq të shkatëronte raketat iraniane.
Po ashtu janë publikuar pamje të ndërtesave të dëmtuara në Tel Aviv. Shërbimi i ambulancës së vendit thotë se të paktën pesë persona janë plagosur.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, thotë se Irani do të shkaktojë goditje të rënda pasi Izraeli ishte ai që filloi luftën
Benjamin Netanyahu thotë se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër udhëheqjes së vendit, duke thënë: "Më shumë është rrugës. Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët".

