Foshnja gjen vdekjen pas sulmit të qenit ndërsa nëna ishte duke fjetur

Foshnja gjen vdekjen pas sulmit të qenit ndërsa nëna ishte duke

Një foshnjë e porsalindur u kafshua për vdekje nga qeni i familjes.

Reuben McNulty ishte vetëm dy javësh kur u sulmua në Yaxley, afër Peterborough, më 18 nëntor 2018, dhe vdiq në spital tre javë më vonë. Mjeku ligjor tha se Ruben vdiq për shkak të lëndimeve në kokë nga sulmi.

Të dy qentë e familjes Staffordshire të racës "bull terrier" u vranë. Sipas hetimeve, Ruben ishte në divan ndërsa mamaja e tij kishte rënë në gjumë, kur ai u sulmua nga qeni i tyre i quajtur Dotty.

Babai i Rubenit, Daniel McNulty, kishte qenë jashtë duke pirë cigare dhe kur u kthyer brenda u ndesh me skenën e tmerrshme. "Partnerja im ishte në gjumë," tha zoti McNulty.

"Sapo dëgjova të qara."

Në një intervistë policore të përmbledhur nga mjeku ligjor, zoti McNulty kishte thënë se ai pa plagët e Reuben dhe qenin Dotty duke lëpirë buzët.

Simon Neëbury, një specialist në mjekësinë ligjore, tha se kishte 23 shenja shpimi individuale në trupin e Rubenit, shkruan BBC.

 

EMISIONET