Flet nga Turqia gazetari Brahaj: Inteligjenca turke raporton se gjaku i 5 heronjve nuk ka shkuar dëm. Ne u hakmorrëm
Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes, që la të vrarë të paktën pesë persona.
Gazetari shqiptar Sokol Brahaj në një lidhje me “Skype” në studion e lajmeve në “Ora Neës” raportoi nga Turqia informacionet më të fundit të kësaj hakmarrjeje të gjerë të Ankarasë.
“Pak minuta më parë Ministria e Mbrojtjes turke njoftoi se janë eliminuar 47 objektiva në veri të Irakut dhe në malet e Sirisë, ku këto objektiva kanë qenë të PKK-së dhe të Kurdikistanit, ndërsa shërbimi inteligjent turk sapo ka deklaruar se gjaku i 5 heronjve nuk ka shkuar dëm, sepse ne jemi hakmarrë”.
Nga ana tjetër, dy orë pas sulmit të gjitha rrjetet sociale nuk hapen fare deri në një vendim të gjykatës, nuk lejohet të flitet or këtë temë vetëm ato që janë njoftime zyrtare”, u shpreh ndër të tjera gazetari shqiptar Sokol Brahaj nga Turqia.


