Finlanda përfundon 35 kilometra të ndërtimit të murit në kufirin me Rusinë

Finlanda ka përfunduar 35 kilometrat e para të një muri me lartësi 4.5 metra, të murit i cili do t’i shërbejë për mbrojtjen e kufirit në lindje ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm që vijnë nga Rusia.
Ndërtimi i këtij muri ka nisur vitin e kaluar, në vijimi të këtij projekti kanë mbetur për tu ndërtuar edhe 165 kilometra.
Zëvendëskomandant i Departamentit të Rojës Kufitare të Finlandës Juglindore, Andi Virta, theksoi se ky projekt po bëhet me objektiv ndalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm që i depërton në vend qëllimisht Kremlini.
“Qëllimi kryesor i murit është të kontrollojë masat e mëdha të emigrantëve të jashtëligjshëm, që do të përpiqen të hyjnë në Finlandë nga Rusia”, tha Virta.

