Filipine: Të paktën 31 të vdekur nga zjarri në një anije pasagjerësh, me tyre edhe një foshnjë 6-muajshe

Filipine: Të paktën 31 të vdekur nga zjarri në një

Të paktën 31 persona – përfshirë një foshnjë 6-muajshe – vdiqën në një zjarr që shpërtheu në një traget pasagjerësh pranë provincës Basilan në Filipinet jugore, thanë autoritetet, pasi më shumë trupa u gjetën në brendësi të karbonizuar të tragetit.

Disa nga të vdekurit u mbytën, ndërsa të tjerët u karbonizuan, tha Rehard Marfe, kreu i Rojës Bregdetare Provinciale Mindanao.

Shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës së kaluar, ndërsa shumë pasagjerë po flinin në kabinat me ajër të kondicionuar në kuvertën e poshtme të tragetit, aktualisht nuk dihet.

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve, të cilët ishin të mbipopulluar, nuk dihet, por roja bregdetare tha se 230 njerëz u shpëtuan, përfshirë 35 anëtarë të ekuipazhit.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin herët në mëngjes. Fotografitë e publikuara nga roja bregdetare e Filipineve tregojnë tragetin, MV Lady Mary Joy 3, i shkatërruar plotësisht nga zjarri.

EMISIONET