Këndohet e kërcehet shqip në Fetivalin më të rëndësishëm Europian të Muzikës popullore (PAMJET)
Mbi 250 mijë spektatorë kënduan e kërcyen me melodinë e ritmin e valleve dhe këngëve shqiptare në eventin më të rëndësishëm të Muzikës Folkloristike Europiane.
Kur tradita identifikuese e një territori bashkëjeton me kulturën e pakicave etnike që i janë bashkuar rrugëtimit jetësorë të banorëve të saj, krijohet një skenë magjike e unike tingujsh, ngjyrash, formash që cdo fund gushti bëhet vendtakimi i dhjetra mijëra turistëve nga e gjithë bota.
E kjo ndodh në Puglia të Italisë, ku këndohet e kërcehet dhe në shqip në Fetivalin më të madh Europian të Muzikës popullore.
Prej një cerek shekullli në Melpignanos, pak kilometra larg Lecce-s, zhvillohet "Nata e tarantellës", nata finale e këtij eventi që në cdo komune e qytezë salentine, bashkon këngë, melodi, grupe muzikore, valle të kulturës folk italiane e të pakicave etnike që jetojnë në këtë territor, mes të cilëve dhe ajo arbëreshe.
Ka marrë emrin nga tarantella, ky vallëzim tipik i jugut të Italisë e një pasuri unike e kulturës jo materiale vendase.
"O lule lule, O lule lule
O lule lule mac mac
E u per ti, e u per ti
E u per ti jame dal pac
E dal pac, e dal pac.."
Kjo këngë antike u soll në skenë nga një prej artistëve e kantuatorëve më të vleresuar të muzikës tradiconale italiane, Brunori Sas që eskluzivisht për Ora Neës do të shprehej;
Intervista; Brunori SAS
--Sollët në skenë një nga këngët më antike të kulturës arbëreshe. Pse kjo zgjedhje? Mos ndoshta ka një motiv të vecantë?
Brunori SAS; Kam jetuar në një fraksion të vogël të komunës arbëreshe San Caterina Albanese. Pra kam një lidhje të vecantë me këtë këngë. Kam shumë miq arbëreshë kalabreze e njoh rëndësinë që ata i japin traditës. Jam i kënaqur që gjeta një mënyrë për të bërë të njohur këtë kulturë , por dhe për të falenderuar të gjithë ata që kanë pasujruar rrugëtimin e jetës time artistike. e që më kanë dhënë mundësi të hyj në marrëdhënie me një traditë kulturore kaq të pasur si historike ashtu dhe gjuhësore. Por jo vetëm dhe si një rrëfim integrimi pse jo shumë herë jo i thjeshtë, e njëherësh një shembull konkret i një bashkëjetese në territore dhe të vështira sic është jugu.
-Keni qënë ndonjëherë në Shqipëri e a mendoni të sillni këtë këngë për publikun shqiptar?
Brunori Sas; Jo nuk kam qënë asnjëherë në Shqipëri. Do doja shumë. pse jo ndoshta do përdor këtë këngë për të fituar zemrën e shqiptarëve e për të bërë një tur muzikor në këtë vend.
- Thatë se keni shumë miq arbëreshë. Ndonjë fjalë shqip?
Brunori Sas- Oh më mirë jo. Duke e ditur se nuk e njihja këtë gjuhë, miq e mi arbëreshë më mësonin vetëm fjalë "të pista". Përtej shakasë. Një fjalë në shqip e di dhe e vlerësoj shumë; Mik i mirë".
"Ec ec", qe një tjetër këngë e njohur arbëreshe që pasuroj këtë Festival.
Artisit që e solli në skenë është Salvatore Galeabdra që shpreh er se "Arbëreshë është rrënja e autenticiteti ynë".
Por jo vetëm këngë, Grupi i Valleve i komunës arbëreshe San Marzaoni di San Giuseppe ( Shën Markani) performuan në skenë vallen tradicionale Pizzica.
E ftuar speciale e këtij Festivali qe dhe këngëtarja e njohur "Arisa"
Për Ora News do thotë se:
- Arisa, a është ky Festival jo vetëm një himn ndaj identitetit kulturor por dhe një pilastër i kulturës multietnike?
Arisa; Po sigurisht. Jugu në vecanti ka qënë gjithmonë në kontakt me shumë kultura të ndyshme, favorizuar nga klima, natyra, terreni. deti. Është normale që kjo tip kulture është më e kompletuar se të tjerët pasi ka ditur të bëjnë vlerë gjithcka që kanë mësuar gjatë jetë e me kon ceptim modern të gjithëpërfshirjes. Shumë më ndryshe nga ne sot, dikur kanë ditur të mësojnë dhe nga ata që vinin nga larg në tokat e tyre, madje dhe kur përdornin prrepotencën. Kanë dkitur të merrnin më të mirën. Është vërtetë për t'u admiruar një fakt i tillë. "
Drejtore artistike e këtij eventi qe një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës italiane, Këngëtarja Fiorella Mannoia
Përmes këngëve të zgjedhura e të interpretuara, përcolli në skene mesazhin e antidhunës, e dashurinë dhe respektin ndaj gruas, punës e dinjitetit femëror.
"Festivali që kam realizuar është grua", u shpreh ajo.
Dedikuar gruas qe dhe zgjedhja e një pjesë të mirë të repertorit të këtij eventi.
E po gruas arbëreshe, shqiptare, italiane e figurës femërore në përgjithësi iu kushtuan dhe këngët shekullore arbëreshe "Lule, lule", "Ec Ec" e vallja me motive shqiptare.




