Fermerët në Belgjikë “zbarkojnë" 15 traktorë jashtë shtëpisë së kryeministrit

15 traktorë mbërritën në shtëpinë e kryeminstrit të Belgjikës Aleksander De Croon në Flandërs, gjatë mbrëmjes të së shtunës. Në orën 22:30 fermerët u drejtuan në shtëpinë e kryeminstrit, për ta takuar atë.
Aleksander De Croon foli me ta duke shpjeguar lëvizjet e ardhshme në nivel federal dhe evropian. Pas një ore u raporua se fermerët u larguan. Sipas informacioneve nga mediat belge fermerët patën një diskutim konstruktiv dhe ata thanë se kryeministri ishte miqësor ndaj tyre. Ata paralajmëruan se veprimet e tye nuk kanë mbaruar.
De Croo dëshiron të punojë në një konsultim më të mirë të zinxhirit. “Nuk është problem që fitohen. Por të gjithë duhet të jenë në gjendje të bëjnë një fitim të mirë. Në varësi të produktit, fitimi tani qëndron tek përpunuesi ose tek shpërndarja“ tha ai.
Kryeministri dëshiron të prezantojë një mekanizëm solidariteti. “Për shembull, kjo mund të marrë formën e sigurimit, për të cilin një kontribut paguhet nga lojtarë të ndryshëm. Është në dobi të të gjithëve që ne kemi një bujqësi që mbijeton,”tha ai.
Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Greqi dhe Gjermani kanë nisur gjithashtu protestestat kundër kufizimeve të vendosura ndaj tyre nga masat e BE-së për të trajtuar ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe konkurrencën e pandershme nga jashtë.
Komisioni Evropian tha se po dëgjonte nga afër shqetësimet e shprehura nga fermerët në protestat që po zhvillohen në disa vende anëtare.

