Fatura e kripur, 170 miliard $ dëme nga ndryshimet klimatike, 20 miliard $ më shumë se në 2020-ën

Përmbytjet, uraganet dhe thatësirat, të shkaktuara si pasojë e ndryshimeve klimatike kanë edhe një faturë të kripur financiare nga pas. Një institut britanik llogariti se ishin shkaktuar 170 miliard dollarë dëme gjatë vitit 2021 për shkak të fatkeqësive natyrore.
Ndryshimet klimatike kanë edhe një faturë të kripur financiare nga mbrapa. Sipas ekspertëve kjo faturë po rritet nga viti në vit, teksa shpyllëzimi dhe ngrohja globale si efekt i gazeve serë ka shpeshtuar uraganet, tajfunet, përmbyjet, thatësirat dhe shkrirjen e akullnajave.
Sipas një instituti britanik, 10 fatkeqësitë natyrore më të mëdha këtë vit shkaktuan më shumë se 170 miliardë dollarë dëme. Krahasuar me 2020-ën, kjo shumë është 20 miliardë dollarë më e madhe.
Sipas “Christian Aid” se tendenca në rritje pasqyron efektet e shpejta të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. 1,075 njerëz humbën jetën në këto fatkeqësi natyrore, teksa mbi 1.3 milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre.
Fatkeqësia natyrore që solli edhe faturën më të kripur financiare për vitin 2021 ishte uragani Ida, i cili goditi Shtetet e Bashkuara dhe shkaktoi rreth 65 miliardë dollarë dëme.
Pasi goditi Luizianan në fund të gushtit, uragani shkaktoi përmbytje të mëdha në Nju Jork dhe zonat përreth.
Përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë në korrik shkaktuar rreth 43 miliardë dollarë dëme. Ndërsa ato në provincën Henan të Kinës kushtuan rreth 17.6 miliardë dollarë.
Në Sudanin e Jugut përmbytjet prekën rreth 800,000 njerëz që u detyruan të zhvendosen.
"Disa nga ngjarjet më shkatërruese në 2021-shin goditën kombet më të varfra, të cilat kanë kontribuar pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike," vunë në dukje ekspertët.
Vende të ndryshme të botës kanë ndërmarrë nisma të guximshme për të reduktuar sa më shumë emetimet e gazeve serë në atmosferë dhe të ndalojnë shpyllëzimet masive.


