Çfarë po paralajmëron OBSH? "Bota nuk është gati për pandeminë e re"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 07:43
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për pandeminë e re.
“Por njerëzit nuk janë gati për të. Bota nuk është ende gati për sëmundjen e radhës X dhe pandeminë tjetër. Nëse nesër ka një tjetër pandemi, bota do të përballet me të njëjtat probleme me të cilat u përballëm gjatë COVID-19,” tha Ghebreyesus.