Çfarë po ndodh? Lituania u bën thirrje konsumatorëve të hedhin telefonat kinezë Xiaomi dhe Huawei

Konsumatorët duhet të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e tyre, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Lituani.
Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë.
Sipas analizës një telefon i markës Xiaomi ka pajisje për censurë ndërsa një model i Huaweit ka mangësi në siguri.
Huawei tha se asnjë e dhënë e përdoruesve nuk dërgohet jashtë, ndërsa Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.
"Pajisjet e Xiaomi nuk censurojnë komunikimet për ose nga përdoruesit e saj," tha një zëdhënëse për BBC. "Xiaomi kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të kufizojë ose bllokojë çdo sjellje personale të përdoruesve tanë të smartphone, të tilla si kërkimi, thirrja, shfletimi në internet ose përdorimi i softuerëve të komunikimit të palëve të treta."
"Firma është plotësisht në përputhje me GDPR", shtoi ajo.
"Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ata që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur," tha zëvendësministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius.
Censurimi
Telefoni kryesor i Xiaomi Mi 10T 5G u zbulua se kishte softuer që mund të zbulonte dhe censuronte terma duke përfshirë "Tibetin e Lirë", "Rroftë pavarësia e Tajvanit" ose "lëvizja demokratike", thuhet në raport.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se pajisja Xiaomi po transferonte të dhëna të koduara të përdorimit të telefonit në një server në Singapor.
Raporti gjithashtu theksoi një të metë në telefonin Huawei P40 5G, i cili i vuri përdoruesit në rrezik të shkeljeve të sigurisë kibernetike.


