Talibanët "amnistojnë" qeveritarët, i kërkojnë të kthehen në zyrë. Facebook ndalon përmbajtjet me talibanë

Talibanët "amnistojnë" qeveritarët, i

Facebook konfirmoi se i konsideron Talibanët si organizatë terroriste dhe do të ndalojë grupet dhe përmbajtjet që mbështesin atë në platformë.

Firma  tha se ka një skuadër të dedikuar të ekspertëve afganë që po monitorojnë për të fshirë kontentin që ka lidhje më këtë grup.

Face book nënvizon se kjo politikë do të aplikohet dhe në platforma të tjera përfshirë instagram dhe Whats app.

Megjithatë flitet se talibanët po përdorin Whatsapp për të konfirmuar.

Edhe platformat e tjera sociale si Twitter dhe Youtube gjithashtu kanë deklaruar se janë në mbikqyrje si do të bëjnë me kontentin që ka të bëjë me talebanët.

Ndërkohë nga talibanët kanë thënë se kanë shpallur një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët e qeverisë, duke i bërë thirrje të kthehen në punë me besim të plotë.

“Një amnisti e përgjithshme do të deklarohet për të gjithë, prandaj ju duhet t’i ktheheni jetës tuaj të përditshme me besim të plotë” thuhet në një deklaratë të talibanëve cituar nga AFP.

EMISIONET