Sulmet mes Izraelit dhe Iranit, BE thërret takim urgjent

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit, BE thërret takim urgjent

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.

“Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha një zëdhënës i BE-së.

Takimi vjen në një moment kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, duke ngritur rreziqe për destabilizimin e mëtejshëm të rajonit dhe përfshirjen e aktorëve të tjerë globalë në konflikt.

Sipas mediave të huaa pritet që në axhendë të përfshihen masat e mundshme diplomatike për shtensionimin e situatës, koordinimi i qëndrimeve mes vendeve anëtare dhe përgatitja për skenarë të mëtejshëm të përshkallëzimit ushtarak.

EMISIONET