Estonia merr gjashtë raketa HIMARS nga SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 21:59
Estonia ka pranuar gjashtë sisteme raketore amerikane HIMARS, ka njoftuar sot Qendra për Investime në Mbrojtje e Estonisë.
Sistemi mobil raketor me rreze veprimi deri në 300 kilometra i është dorëzuar ushtrisë estoneze në bazën ajrore Amari, njoftoi Qendra.
“Kanë arritur!”, shkroi në platformën X ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna.