Ergys Dashi kapoja i bandës së drogës të shkatërruar sot në Itali, u kapën dhe 80 kg kokainë

Operacioni antidrogë i ekzekutuar sot, (7 prill 2022) nga autoritetet e antimafias e antidrogës italiane kanë  çuar në zbardhjen e detajeve të vrasjes së shqiptarit Ergys Dashi, ekzekutuar më 22 janar në Guayaquil (Ekuador).

Shqipari ishte kreu i një grupi kriminal që trafikonte kokaine e marijuanë nga Amerika e Jugut e nga vendet ballkanike drejt Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Hollandës e Sllovenisë, anëtarët e të cilit u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Torinos.

Ekzekutimi

Ergys Dashi kapoja i bandës së drogës të shkatërruar

Ergys Dashi u vra më 22 janar 2022 rreth orës 19:00 në një restorant të vendosur në Avenue Joaquín José Orrantia, pranë një qendre tregtare në veri të Guayaquil.

Ekzekutimi i shqiptarit Ergys Dashi me dy plumba në fytyrë, në një restorant të Guayaquil, sipas autoriteteve italiane ka ardhur për motive të lidhura me narkotrafikun ndërkombëtar.

Grupi kriminal i drejtuar prej tij menaxhonte sasi të mëdha droge që mbërrinte në Europë e një kapital financiar që garantonte strehimin e korrierëve të drogës e makinat lluksoze për transportimin e saj. 

Makinat modifikoheshin në Slloveni, ndërsa banesat merreshin me qira nga persona të tretë, e përdoreshin si për strehimin e korrierëve dhe për magazinimin e lëndës narkotike. Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut përmes rrugës detare në portet europiane duke përdorur teknikën rip-off.

Hetimet investigative të antidrogës e të antimafias italiane të qytetit të Torinos të shtrira në territorin kombëtar dhe në shtetet  Shqipëri, Ekuador, Slloveni,  Polonia, Gjermani, e Zvicër kanë çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge të akuzuar për trafikun e një sasie lëndësh narkotike me vlerë rreth 4.5 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Torinos janë ekzekutuar 11 urdhër arrestimi me akuzën e pjesëmarrjes në grupim kriminal me aktivitet në narkotrafikun ndërkombëtar. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 80 kg kokainë e 7 kg marijuanë.

Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, italianë e polakë.

Në bashkëpunim me Eurojust e me autoritetet e drejtësisë sllovene janë kryer 30 kontrolle banesash, transportuar nga korrierë droge që udhëtonin me makian të modifikuara në Slloveni për të fshehur lëndën narkotike.

Si kryhej trafiku 

Hetimet kanë zbardhur rrugët e trafikimit të lëndës narkotike; për kokainën përdorej rruga atlantike e për marijuanë vende ballkanike. Droga tregtohej në veri të Italisë, e në teritorin hollandez, slloven, zviceran e gjerman. Me rëndësi të veçantë në këtë hetim ka qënë vrasja e shqiptarit Egys Dashi

Hetimet e grupit investigativ të Torinos kanë nisur më vitin 2017 në lagjet San Salvario e San Paolo gjatë arrestimit të disa korrierëve droge të gjithë afrikanë që zbardhën se pika e referimit mes prodhuesve të kokainës e trafikantëve brenda e jashtë kufirit kombëtar, kishin si pikë referimi një shtetas shqiptar, tek i cili u përqëndruan të gjitha hetimet e mëtejshme. 

Hetimet zbardhën se anëtarët e këtij grupi kriminal ishin mjaft të kujdesshëm në komunikimin mes tyre dhe përmes plataformave web.

Hetimet zbardhën gjithashtu se fluksi i sasisë së drogës që ky grup kriminal transportonte në Piemonte e në të gjithë Veirun e Italisë ishte mjaft i mash si dhe kapitali financiar që ata zotëronin.

Autoritetet italiane nënvizojnë se procedimi penal ndaj të arrestuarve është në fazë paraprake hetimesh.

Dinamika e vrasjes se Ergys Dashit

Dy persona mbërritën në ambientet me një Ford Explorer të zi. Njëri hyri me disa lule në dorë, ndërsa tjetri, i veshur me kapuç, qëndronte në derën e biznesit me një armë në dorë.

Punonjësit e restorantit thanë se vrasësi ka dashur të hyjë me pretekstin e dorëzimit të disa luleve, por ka kërcënuar një punonjës që i ka kërkuar kartën e vaksinimit para se ta linte të kalonte.

Pasi hyri, ai qëlloi Ergysin, i cili po priste pjatën e tij dhe ishte në shoqërinë e një burri tjetër që u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Viktima ishte ulur në fund të biznesit, i cili në atë kohë ishte plot. Kur filluan të shtënat, ata që ishin në restorant filluan të vrapojnë.

Disa arritën të largoheshin nga restoranti, të tjerët u hodhën në dysheme dhe u mbuluan derisa sulmi përfundoi.

Ai që e qëlloi ishte personi që hyri me lule. Vrasësit u larguan me motoçikletë.

EMISIONET