Erdogan: Turqia do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Izraelit

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj

Presidenti turk Tajip Erdogan i konfirmuar presidentit palestinez, Mahmud Abbas mbështjen e kauzës palestineze dhe të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Izraelit, njoftoi të mërkurën zyra e tij.

Të dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit dhe hapat që duhen ndërmarrë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe në Gaza, tha zyra e Erdoganit në një postim në X.

Erdogan dënoi luftën e Izraelit në Gaza, thuhet në deklaratë, duke akuzuar disa vende perëndimore se heshtin dhe vazhdojnë të mbështesin Izraelin.

Erdogan i tha gjithashtu Abbasit se të gjitha vendet, veçanërisht në botën myslimane, duhet të shtojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe dërgimin e pandërprerë të ndihmës humanitare për palestinezët.

Abbas do t'i drejtohet një sesioni të jashtëzakonshëm të parlamentit të Turqisë të enjten.

Sulmi i Izraelit në Gaza filloi pasi grupi militant islamik palestinez Hamas, sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Turqia ka denoncuar luftën dhe ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin. Ajo paraqiti një kërkesë për t'u bashkuar me çështjen e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që akuzon Izraelin për gjenocid.

Ftesa e Turqisë për Abasin erdhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua Kongresit të SHBA më 25 korrik, të cilin Ankaraja e ka dënuar.

"Ne do të tregojmë se zoti Abbas ka të drejtë të flasë në parlamentin tonë ashtu si Netanyahu ka të drejtën të flasë në Kongresin e SHBA," u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij në pushtet AK të mërkurën përpara se të takohej me Abbasin.

EMISIONET