Erdogan fajëson opozitën për protestat në Turqi: Po mashtrojnë popullin
Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdogan, ka reaguar për herë të parë, pas arrestimit të kundërshtarit të tij politik Ekrem Imamoglus.
Erdogan e quan si gabim të opozitës dhe protestuesve, reagimin pas vendimit për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Ai shton se opozita po mashtron popullin turk me deklaratat e saj këto ditë.
“Opozita po përpiqet t’i paraqesë si probleme të vendit grindjet e brendshme apo konfliktet e saj me ligjin.
Ambicia e tyre pothuajse ka pushtuar mendjen.
Opozita, media e saj dhe Partia Popullore Republikane (CHP), nuk mund t'i përgjigjen akuzave të gjyqësorit për çështjet e ryshfetit dhe korrupsionit.
Në vend që të përgjigjen, ata përdorin zgjidhjen e lehtë të mashtrimit të popullit”, tha Erdogan.