Epstein dhe ‘Lolita Express’ në Tiranë? Harta e fluturimeve dhe misteri i Rinasit

Epstein dhe ‘Lolita Express’ në Tiranë? Harta e

Referuar të dhënave të Departamentit të Drejtësisë, rezulton se avioni privat i Jeffrey Epstein në vitin 2018 ka kryer një fluturim drejt aeroportit me kodin ALB.

Por ky kod, sipas regjistrave të Aviacionit Civil, i përket Albany-t në New York dhe jo Shqipërisë. Shqipëria identifikohet me kodin TIA.

Ndërsa në faqen 24 të dokumentit të bërë publik nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA paraqitet edhe harta e fluturimeve, ku nuk rezulton asnjë fluturim drejt Shqipërisë.

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme u publikua kodi ALB dhe u raportua se Epstein ka qenë në Tiranë. Por referuar këtij kodi, bëhet fjalë për Albany, New York.

Pas emisionit Media Online pa bërë asnjë verifikim apo shfletuar filen e plotë riprodhoi praninë e Epstein në Tiranë.

 

EMISIONET