EMRI/ Si u zbulua mekaniku shqiptar nga policia irlandeze ndërsa dorëzonte kokainën? Fillimisht la një qese me… ja çfarë dallohej brenda makinës

EMRI/ Si u zbulua mekaniku shqiptar nga policia irlandeze ndërsa

Policia irlandeze kaprej  vënë në pranga 42 vjeçarin Xhevair Ibraj, mekanikun shqiptar, i cili u kap gjatë një dorëzimi kokaine 139,000 eurosh.

Ai u dënua me dy vite burg, pasi u pa nga policia, i parkuar në një kryqëzim në Porterstown Road duke marrë një çantë në makinën e tij nga një i bashkakuzuar, e cila më vonë doli se ishte e mbushur me drogë.

Dyshja nuk ishin nën asnjë survejim dhe u kapën nga policia, e cili ndodhej për patrullim në zonë. Kur policia iu afrua dhe iu kërkua të dorëzonte çantën që sapo kishte marrë nga burri tjetër, Ibraj fillimisht dorëzoi një qese me patate dhe më pas një qese me rroba përpara se qesja e mbushur me kokainë të dallohej brenda makinës që ai drejtonte.

Një tjetër pako me kokainë u mor gjithashtu nga makina, me drogën që kishte një vlerë të kombinuar në rrugë prej 139,132 euro. Ibraj me banim në The Village, Clonsilla të Dublinit, u deklarua fajtor për akuzën e posedimit të drogës për shitje ose furnizim më 17 mars 2020.

Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. I bashkakuzuari i tij u deklarua fajtor për një akuzë më të rëndë për drogë dhe më parë ishte dënuar me 4 vjet burg. Dwyer tha se klienti i tij është me origjinë nga Shqipëria dhe jeton në Irlandë për 14 vjet. Ai ka një grua dhe dy fëmijë, punon si mekanik dhe u përshkrua nga avokati mbrojtës si një “familjar punëtor”. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë./panorama

EMISIONET