Elon Musk gati për hapin e radhës pas tërheqjes nga administrata Trump

Elon Musk gati për hapin e radhës pas tërheqjes nga administrata

Pas largimit nga administrata e Trump, Elon Musk ka zbuluar planet e tij të reja dhe ambicioze për SpaceX.

Njeriu më i pasur i botës organizoi një event ditën e enjte kushprehu strategjinë e kompanisë për kolonizimin e Marsit, ndërsa përshkroi në detaje atë që e quan si faza e ardhshme e eksplorimit  hapësinor, shkruan Daily Mail.

Musk tha se SpaceeX synon të dërgojë misionin e parë të Starship me ekuipazh drejt planetit të kuq në vitin 2026, bashkë me një robot Tesla Optimus në bord.

“Dy vite më vonë, ne do të dërgojmë njerëz duke menduar se misionet e para do të jenë të suksesshme”, tha Musk.

Udhëtimet e para me ekuipazh do të përfshijnë me gjasë një numër të vogël të tyre dhe do të përqendrohen në ndërtimin dhe zgjidhjet e problemeve të infrastrukturës në sipërfaqen e Marsit.

Plani varet në zhvillimin e anijeve të reja Starship që sipas Musk do të kenë 9 motorë, mbrojtje të  përmirësuar ndaj nxehtësisë dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës.

Ai tha se fabrika e SpaceX në Teksas, të cilën e përshkruan si ”struktura më e madhe në botë”, e krijuar për të mundësuar udhëtimin e miliona njerëzve drejt Marsit, do të prodhojë 1000 Starship në vit.

Pavarësisht largimit të tij nga adminsitrata Trump, ku ai shprehu admirim për presidentin e SHBA-ve, por zhgënjim për faturën 3.8 trilionë dollarëshe të shpenzimeve, Musk nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vizioni i tij.

Ai zbuloi se në Teksas dhe Florida  po zhvillohen “Gigabays”. Këto struktura janë vende të integrimit  vertikal ku vendosen raketat Starship dhe Super Heavy që të përgatiten për nisje.

Musk tha se do të rritet edhe prodhimi i satelitëve Starlink në rreth 5000 njësi në vit, shumë prej të cilëve do të dërgohen në Mars. 

EMISIONET