Ekzekutohet gazetari në Arabinë Saudite/ Fatin e tij e parashikoi në rrjetet sociale: Shkrimtarët arabë mund të vriten lehtësisht...

Ekzekutohet gazetari në Arabinë Saudite/ Fatin e tij e parashikoi

Gazetari sauditi cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për terrorizëm dhe tradhti është ekzekutuar. Aktivistët thonë se akuzat kundër tij ishin të sajuara dhe se e gjitha ndodhi për shkak të një postimi në Twitter. Turki Al-Jasser u ekzekutua të shtunën, sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve, pasi dënimi me vdekje u la në fuqi nga gjykata më e lartë e vendit. 

Autoritetet kishin bastisur shtëpinë e Al-Jasser në vitin 2018, duke e arrestuar atë dhe duke i sekuestruar kompjuterin dhe telefonat. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, autoritetet saudite pretenduan se Al-Jasser ishte përgjegjës për një llogari në X, më parë Twitter, e cila publikonte akuza për korrupsion kundër anëtarëve të familjes mbretërore.  Gjithashtu Al-Jasser kishte paralajmëruar se çfarë do i ndodhte në një postim të vitit 2014.

“Shkrimtarët arabë mund të vriten lehtësisht nga qeveria e tyre nën pretekstin e ‘sigurisë kombëtare’”, shkroi ai.

Besohet se Al-Jasser ishte rreth 40 vjeç dhe ekzekutimi i cili në shumicën e rasteve në Arabinë Saudite kryhet duke i prerë kokën me shpatë - pasoi shtatë vjet paraburgim. Ishte vrasja e parë e një gazetari që nga ajo e Jamal Khashoggi në vitin 2018, kolumnist i Washington Post i cili u rrëmbye në konsullatën saudite në Stamboll dhe që atëherë është zhdukur.

Një raport i OKB-së arriti në përfundimin se vrasja ishte një ekzekutim jashtëgjyqësor nga shteti, ndërsa një vlerësim i inteligjencës i lëshuar nga Presidenti i atëhershëm Joe Biden në vitin 2021 arriti në përfundimin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman e miratoi atë.

EMISIONET