Ekuadori operacion kundër trafikantëve pas thirrjes së presidenti Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump u ka shpallur një luftë globale kundër karteleve të drogës. Mijëra milje larg, Ekuadori ka nisur operacionet për t’iu bashkuar kësaj beteje

Pas thirrjes së Presidentit amerikan Donald Trump për një luftë globale kundër karteleve të drogës, Ekuadori ka nisur bastisje në zonat më të prekura nga trafiku i paligjshëm.
I konsideruar si një vend transit për dërgesat e karteleve drejt SHBA-së dhe Azisë, Ekuadori është vendosur në qendër të presionit amerikan për t’iu bashkuar fushatës, përndryshe do të përballet me sanksione të rënda.
Në kuadër të bashkëpunimit, SHBA ka ofruar mbështetje logjistike, teknologjike dhe ushtarake.
Në Guayaquil, një nga zonat më të ndjeshme për aktivitetin e karteleve, forcat e sigurisë zhvilluan bastisje në një banesë që dyshohej si bazë e një trafikanti droge.
Operacioni u drejtua nga një oficer i njohur antidroge, i koduar “Lynx”, ish-ushtarak i forcave speciale dhe pjesë e skuadrës kundër narkotikëve, i cili theksoi se ndihma amerikane është vendimtare: “Shtetet e Bashkuara po na japin para, armë dhe trajnim. Kjo është jetike për luftën që po zhvillojmë,” tha ai.
Ekuadori nuk prodhon drogë, por për shkak të porteve strategjike dhe pozicionit gjeografik, është kthyer në një nyje kyçe të trafikut ndërkombëtar.
Autoritetet vendore shprehen se janë të vendosura të bashkëpunojnë me SHBA-në, ndërsa bastisjet dhe kontrollet pritet të intensifikohen si pjesë e strategjisë së re.


