Efektiviteti i sanksioneve, Hoti: Rusia do kërkojë ndihmë nga Kina, por kostot ekonomike të mëdha

Situata në Ukrainë pas pushtimit rus ishte në fokus të analizës me studiuesin e diplomacisë Dritan Hoti.

Në një intervistë me gazetarin Sebastian Zonja në Rtv Ora, ai thotë se Rusia përballë sanksioneve të perëndimit po kërkon aleatë, përfshirë Kinën.

Megjithatë thotë se kostot do të jenë të mëdha për një vend si Rusia që fuqinë ushtarake e ka ndërtuar në kurriz të ekonomisë së vendit.

"Kina bën pjesë te ato shtete që ende nuk e kanë njohur aneksimin e Krimesë. Por Kina e cila ndan kufij me Rusinë, ka një qëndrim të ndryshëm që lidhet me interesat e saj. Kina duke tërhequr pas vetes Rusinë mund të ndërtojë një bllok kino-rus kundër SHBA që deri tani nuk e ka lejuar" thotë ai.

EMISIONET