VIDEO/ E tmerrshme, i rrëmbeu foshnjen çiftit në supermarket, pasi kapet i thotë se ishte shaka

VIDEO/ E tmerrshme, i rrëmbeu foshnjen çiftit në supermarket,

Ky është momenti i tmerrshëm kur një foshnjë u rrëmbye nga një karrocë teksa prindërit e saj ishin me kurriz në një supermarket në Afrikën e Jugut.

Në pamje, një grua rreth të pesëdhjetave shëtit me qetësi në një supermarket sikur po bënte blerje.

Por kur arrin te karroca e nënës 23-vjeçare dhe babait 28-vjeçar, ajo befas rrëmben vogëlushin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vetëm një sekondë foshnja nxirret nga karroca dhe ajo e përqafon sikur ta kishte fëmijën e saj.

Ajo u arrestua më pas para se të dilte nga dyqani së bashku me një bashkëpunëtore të dyshuar dhe me foshnjën e rrëmbyer.

Pak çaste pasi foshnja ishte rrëmbyer,  çifti kthehet për të vënë pak ushqim të ngrirë në karrocën e tyre dhe pa se vajza e tyre nuk ishte aty dhe bërtasin me zë të lartë për ndihmë.

Babai shkoi me shpejtësi në dyert e përparme të dyqanit në Cleary Park dhe u thotë rojeve të sigurisë se foshnja e tij është rrëmbyer dhe ai i mbyll dyert.

Pasi dyert u mbyllën, një grua i afrohet babait të shqetësuar dhe tregon se vajza e saj po mbahej nga shoqja e saj dhe pretendon se e gjitha ishte një 'shaka'.

EMISIONET