E rëndë në Greqi! 20-vjeçarja përdhunohet nga 4 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.
Mediat greke, bëjnë me dije se një turiste austriake, është përdhunuar në grup nga një grup vendasish.
Siç raportojnë mediat 20-vjeçarja është përdhunuar nga katër djem të moshës, 30, 28, 26 dhe 27 vjeç.
Ajo ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit, por pa qenë e informuar se atje ishin dhe shokët e tij.
Ajo pretendon se katër grekët e kanë përdhunuar në grup. Por të rinjtë e arrestuar e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata thonë se e kanë takuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të, me vullnetin e saj të lirë.


